Shkup, 23 shtator, Zhurnal.mk – Gjykata Kushtetuese sot në orën 9:30 përsëri do ta shqyrtojë lëndën për të cilën “Levica” ka dorëzuar iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dispozitave nga Kodi Zgjedhor të lidhura me reklamimin politik të paguar.
Nga partia kujtojnë se lënda ishte shqyrtuar edhe në seancën e korrikut, por atëherë Gjykata nuk siguroi shumicë për marrjen e vendimit, për çka procedura mbeti e hapur.
“Levica” konsideron se me dispozitat kontestuese partia parlamentare ishte vënë në pozitë të pabarabartë në raport me subjektet e tjera politike, pasi nuk kishte mundur të përdorë reklamim politik të paguar në media dhe në bilborde.
Nga partia thonë se çështjen nuk e shohin si spor rreth mjeteve financiare, por si çështje të kushteve të barabarta për paraqitje politike dhe pluralizëm politik.
Ndërkohë, përbërja e Gjykatës Kushtetuese është ndryshuar. Pas dorëheqjes së Goce Naumovskit, për gjyqtare është zgjedhur Meri Dika Georgievska.
Nga “Levica” presin që Gjykata sot të shprehet për kushtetutshmërinë e dispozitave kontestuese dhe të konstatojë nëse me to krijohen kushte të pabarabarta për subjektet politike në procesin zgjedhor.
Partia në kumtesë thekson edhe se Amar Mecinoviq, si kandidat në zgjedhjet lokale në vitin 2025, nuk kishte reklamim politik të paguar, e megjithatë hyri në raundin e dytë për kryetar të Shkupit.
Sipas “Levica”-s, vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese do të ketë rëndësi edhe për subjektet e ardhshme politike që mund të gjenden në situatë të ngjashme.
