Ndalohet një shtetas bullgarë gjatë hyrjes në Maqedoni, posedonte pankartë me përmbajtje fyese

Nga B.M
853 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 janar – Një shtetas i Bullgarisë është ndaluar në pikën Kufitare “Deve Bair”.

Sipas Policisë, tek i cili janë gjetur një gusht metalik dhe një pankartë me përmbajtje fyese.

“Më 12.01.2026, në orën 13:30, në Pikën Kufitare “Deve Bair”, në hyrje të shtetit, punonjës policie e arrestuan N.I.L. (47) nga Republika e Bullgarisë, sepse gjatë kontrolleve kufitare dhe një kontrolli të kryer në bashkëpunim me doganierët, në automjetin “Honda Jazz” me targa bullgare, me të cilin kishte ardhur, u gjetën dhe u sekuestruan grusht metalik dhe një pankartë me përmbajtje fyese.

Nga Gjykata Themelore e Kriva Pallankës, ndaj tij u shqiptua gjobë monetare dhe masa “deportim i të huajit nga shteti” për një vit. Më 13.01.2026, në orën 02:10, N.I.L. u shoqërua në Pikën Kufitare “Deve Bair” dhe iu dorëzua shërbimeve kufitare bullgare”, thonë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër