Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasje në Gjakovë

Nga D. V.
503 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 5 Maj, zhurnal.mk – Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda ka bërë të ditur se i dyshuari me inicialet Q.S për vrasjen e një personi në Gjakovë pas arrestimit është ndaluar për 48 orë.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se brenda afatit ligjor, do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton opinionin publik se sot, më datë 5 maj 2026, është raportuar për një vrasje në Gjakovë. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë. Prokurori i Shtetit, ka iniciuar rast për shkak të veprës penale ‘Vrasja’, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Është arrestuar personi i dyshuar me inicialet Q.S. Me vendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë. Brenda afatit ligjor, do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, Prokurori i Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe duke mbledhur provat relevante lidhur me këtë rast.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër