Ndërprerje dhe vonesa fluturimesh për shkak të një problemi me kontrollin ajror

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Londër, 21 shtator, Zhurnal.mk – Fluturimet në Skoci, Irlandën e Veriut dhe veri të Anglisë janë vonuar për shkak të një problemi në sistemin e kontrollit të trafikut ajror, njoftoi sot shërbimi britanik i navigimit ajror “Nats”.

“Nats” tha se problemi i sotëm nuk ka lidhje me defektin në softuerin e kompanisë, i cili ndodhi në fillim të këtij muaji dhe shkaktoi anulimin e më shumë se 2000 fluturimeve.

Aeroportet e Edinburgut, Belfastit dhe Mançesterit kanë raportuar vonesa dhe u kanë kërkuar pasagjerëve, të kontrollojnë informacionin më të fundit me kompanitë ajrore.

Një zëdhënës i “Nats” tha sot në mëngjes, se inxhinierët e kompanisë po vazhdojnë të hetojnë problemin në qendrën e kontrollit ajror në Prestwick, në Skoci.

Sipas tij, aeroportet në zonat në jug të Mançesterit, nuk janë prekur nga problemi.

Megjithatë, fluturimet që shkojnë drejt veriut, si dhe fluturimet që nisen nga aeroportet skoceze, po përballen aktualisht me disa vonesa.

“Nats” u ka kërkuar pasagjerëve të kontaktojnë ose të kontrollojnë informacionin e kompanive të tyre ajrore, duke theksuar se problemi i sotëm është i ndryshëm nga ai i dy javëve më parë.

Kompania kërkoi gjithashtu ndjesë për shqetësimet e shkaktuara.

Kompania ajrore “EasyJet” tha se problemi i fundit ngre pikëpyetje mbi qëndrueshmërinë dhe besueshmërinë e sistemeve të “Nats”.

“EasyJet” deklaroi se mosfunksionimi i sistemit të kontrollit të trafikut ajror, në qendrën e “Nats” në Prestwick po shkakton vonesa dhe, në disa raste, ka bërë që fluturimet të mos kryhen.

Kompania ajrore tha se situata, tregon nevojën për masa konkrete për të parandaluar përsëritjen e problemeve të tilla dhe u ka kërkuar pasagjerëve që udhëtojnë sot, të kontrollojnë informacionin më të fundit për fluturimin e tyre.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër