Ndërpritet energjia në Portin e Vlorës, 700 pasagjerë dhe 180 vetura mbeten në pritje

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 19 gusht, Zhurnal.mk – Ndërprerja e energjisë elektrike ka penguar procesin e imbarkimit të rreth 700 pasagjerëve dhe 180 automjeteve në portin e Vlorës.

Mungesa e energjisë ka shkaktuar probleme në funksionimin normal të portit, duke sjellë vonesa dhe bllokimin e përkohshëm të procedurave të imbarkimit.

Pasagjerët dhe automjetet kanë mbetur në pritje, ndërsa autoritetet kanë ndërhyrë për rikthimin e energjisë dhe normalizimin e situatës.

artikuj të ndërlidhura