Ndërpritet sërish seanca, përpjekja e fundit për zgjedhjen e presidentit në Kosovë në orën 23:00

Nga Xh M
444 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 28 prill Zhurnal.mk – Kryeparlamentarja Haxhiu, disa minuta pasi rinisi seanca, e ndërpreu atë për shkak të mospjesëmarrjes së deputetëve nga partitë opozitare.

Ajo tha se punimet do të rinisin në orën 23:00, një orë para se të skadojë afati kushtetues për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Nëse deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kosova do të shkojë në zgjedhje.

Në seancën e së hënës, ku morën pjesë vetëm deputetët e shumicës, u votua për dy kandidatet për presidente, të propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha. Rushiti mori 63 vota në rundin e parë, ndërsa Hoxha asnjë votë. Një votë tjetër ishte e pavlefshme.

Përfaqësues të opozitës dhe të shoqërisë civile thanë se votimi i presidentit pa kuorumin e nevojshëm, cenon rendin kushtetues.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër