Tiranë, 28 prill Zhurnal.mk – Policia e Shtetit ka kryer lëvizje të rëndësishme në disa struktura të saj, duke sjellë emërime të reja në drejtori kufitare dhe komisariate.
Në Vlorë, Arbër Zemani është caktuar Drejtor i Kufirit, ndërsa paraardhësi i tij është transferuar si specialist në Drejtorinë e Antiterrorit.
Në Shkodër, drejtimin e Drejtorisë së Kufirit e ka marrë Agim Basha, i cili më parë ka qenë pjesë e Akademisë së Sigurisë.
Në Durrës, Altin Lila është emëruar Drejtor i Kufirit, ndërsa Ermal Lila, që mbante këtë post, do të vijojë si specialist në Policinë e Shtetit.
Ndryshime janë bërë edhe në Tiranë, ku Alfred Cenaj është vendosur në krye të Komisariatit të Policisë Nr. 2.
Këto levizje kanë si synim forcimin e strukturave të sigurisë dhe rritjen e efikasitetit në menaxhimin e kufijve dhe rendit publik.
