Ndërron jetë prof. Ymer Reka, një nga figurat historike të Shkëndijës

Nga R.ZH
1,205 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 10 gusht, Zhurnal.mk – Ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare prof. Ymer Reka, një nga njerëzit që qëndroi në themelet e KF Shkëndija dhe sekretari i parë i klubit tetovar, transmeton gjurme.info.

Emri i Ymer Rekës lidhet ngushtë me fillimet e Shkëndijës. Ai ishte pjesë e grupit të intelektualëve dhe veprimtarëve tetovarë që morën përsipër formimin dhe regjistrimin e klubit, në një periudhë kur kjo nismë përballej me shumë pengesa.

Reka nuk u shkëput nga Shkëndija as më vonë. Në vitin 1991, gjatë rithemelimit të klubit, ishte pjesë e kryesisë dhe dha kontribut të rëndësishëm organizativ dhe financiar.

Për shumë vite, dyqani i tij në qendër të Tetovës ishte edhe një pikëtakim për njerëzit e Shkëndijës, ku diskutoheshin çështjet dhe e ardhmja e klubit.

Me ndarjen nga jeta të prof. Ymer Rekës, Shkëndija humbi një nga njerëzit që kontribuuan në ndërtimin e historisë së saj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër