Ndërron jetë Sahit Jashari, komandanti nga Prekazi i Skenderajt, një nga themeluesit e UÇK-së

Nga Xh M
596 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 11 qershor Zhurnal.mk – Ka ndërruar jetë sot komandanti i UÇK-së, Sahit Jashari, nga Prekazi i Skenderajt. Ai ishte njërit ndër themeluesit dhe ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili që në ditët më të vështira u rreshtua në shërbim të lirisë së atdheut.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë drejtori komunal i Skenderajt, Arbër Geci.

Postimi i plotë i Arbër Gecit:

Sot Drenica, Kosova dhe historia e luftës sonë çlirimtare humbën një nga bijtë më të devotshëm të saj.

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Sahit Jasharit, njërit ndër themeluesit dhe ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili që në ditët më të vështira u rreshtua në shërbim të lirisë së atdheut.

Jeta e tij ishte shembull i sakrificës, guximit dhe përkushtimit ndaj kombit. Ai nuk jetoi për veten, por për idealin e madh të lirisë, duke lënë pas një trashëgimi krenarie që do të jetojë përherë në kujtesën e popullit tonë.

Lavdi jetës dhe veprës së Sahit Jasharit!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër