Zogaj: Protesta është për rikthimin e demokracisë, sot është trashur zullumi

Nga Xh M
722 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 11 qershor Zhurnal.mk – Analisti Preç Zogaj, duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e komentoi protestën e nisur për Zvërnecin si një reagim qytetar kundër kapjes së demokracisë dhe për rikthimin e saj te qytetarët. Ai u shpreh se sistemi politik është dominuar nga një kastë e ngushtë pushteti, duke kufizuar përfaqësimin dhe vullnetin e popullit dhe se pakënaqësia e akumuluar ndër vite ka arritur kulmin dhe se protesta përfaqëson një lëvizje autentike qytetare.

“Kjo protestë është kundër kapjes së demokracisë, është për rikthimin e demokracisë. Demokracia është sundim i popullit, por këtu demokracinë e përdorin për të zbukuruar aparencën.

Besoj dhe shoh se ka një perceptin të hapur në brezin e ri por dhe shumë e shumë njerëz që kanë bojkotuar kazermat politike PS, PD, se shumica emërohen nga kryetarët e partisë. Zullumi trashet trashet dhe këputet, kur trashet. Sot është trashur zullumi.

Zvërneci është pika e ujit që derdhi gotën. Kjo është ngjarje e madhe që na dëshmon se demokracia i krijon vetë mjetet e vetëmbrojtjes, mjafton të ketë mbetur një korsi pa frymëmarrje. Njerëzit do shtohen se njerëzit refuzojnë të jenë dele.

Personalizimi ekstrem i pushteteve, kasta Berisha-Rama kanë kapur demokracinë. Kjo është lëvizja më e pastër e popullit shqiptar. Këta që nxjerrin histori jo Greqia, jo Irani nuk kanë asnjë lloj baze”- tha Zogaj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër