Ndërtimet e jashtëligjshme në Mavrovë-Roshtushë, kandidatët premtojnë zgjidhje strategjike

Nga B.M
737 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Mavrovë Rostushë, 7 janar – Komuna e Mavrovës Rostushë ka një problem të gjatë me ndërtimin e paligjshëm të objekteve, i cili është rezultat i mungesës së planeve të rëndësishme urbane dhe statusit ligjor të zonave të caktuara. Kandidati i VMRO DPMNE-së për kryetar komune, Oner Jakuposki, thotë se ky është problemi më i madh sa i përket urbanizimit të komunës dhe premton zgjedhje në bashkëpunim me qeverinë.

“Mund të them se nuk kemi pothuajse asnjë plan urbanistik për ndonjë vendbanim në Komunën e Mavrovës Rostushe, i cili në vetvete tregon një neglizhencë serioze të pushtetit lokal të mëparshëm në fushën e urbanizimit. Dhe ai plan që ishte për fshatin Mavrovë u anulua nga Gjykata Kushtetuese. Kur nuk ke plan, nuk ke rregulla loje. Kjo do të thotë se presionet janë edhe më të mëdha. Nuk është një proces i thjeshtë, është një proces mjaft afatgjatë, por duhet të fillosh diku dhe mendoj se jemi në rrugën e duhur për këtë”, tha Oner Jakuposki – kandidat për kryetar të komunës së Mavrovës Rostushe nga VMRO DPMNE

Kandidati për kryetar komuna nga LSDM-ja, Anes Ahmeti thotë se programi i tyre parasheh përgatitjen e planeve urbane për një numër vendbanimesh.

“Patjetër që po përballemi me këtë problem në Komunën e Mavrovës Rostushës. Kemi një numër të madh vendbanimesh që nuk kanë ende plane urbane. Në programin tonë kemi integruar përgatitjen e planeve urbane për një numër të madh vendbanimesh, pasi një pjesë e madhe e territorit nuk mbulohet nga planet urbane. Por është një procedurë që kërkon kohë dhe burime financiare, dhe gjëja më e rëndësishme është derisa Parku Nacional të rishpallet Park Nacional, kjo procedurë do të duhet të presë”, u shpreh Anes Ahmeti – kandidat për kryetar komuna nga LSDM-ja për Komunën e Mavrovës Rostushë.

Zgjidhja e kësaj çështjeje do të ndihmojë shumë turizmin në Mavrovë Rostushë dhe zhvillimin e saj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër