Tiranë, 25 shtator, Zhurnal.mk – Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, bëri të ditur se 5 120 qytetarë kanë përfituar nga shërbimet e ndihmës juridike falas gjatë periudhës janar–gusht.
Sipas Gogut, numri i përfituesve është rritur me 23% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
“E drejta për drejtësi merr kuptim kur çdo qytetar ka mundësi reale ta kërkojë atë”, shprehet ministri, duke theksuar se aksesi në drejtësi nuk duhet të kushtëzohet nga mundësitë ekonomike. Çdo qytetar duhet të ketë mundësinë të njohë të drejtat e tij, të këshillohet dhe, kur ka nevojë, të përfaqësohet ligjërisht”, shkruan ai.
Sipas tij, shërbimi u mundëson qytetarëve të informohen mbi të drejtat e tyre, të marrin këshillim dhe, kur është e nevojshme, të përfitojnë përfaqësim ligjor.
“Shifrat po rriten, por më e rëndësishmja është ajo që ato përfaqësojnë: më shumë qytetarë që nuk mbeten vetëm përballë një problemi ligjor”, shkruan Gogu.
Ndihma juridike falas mundëson ofrimin e ndihmës juridike të garantuar nga shteti, falas, për ata qytetarë që janë në pamundësi financiare për të marrë një avokat apo për këshillim ligjor.
Ndihma juridike falas ka si qëllim akses të barabartë të të gjithë individët në sistemin e drejtësisë; të sigurojë mirorganizimin, miradministrimin dhe mirëfunksionimin e institucioneve shtetërore përgjegjëse për administrimin e ndihmës juridike; të sigurojë ofrimin e shërbimeve të ndihmës juridike në mënyrë profesionale, cilësore, eficiente dhe efektive.

