I riu u paraqit te Trauma me dëmtim në sy, vijojnë ekzaminimet për të përcaktuar shkallën e dëmtimit

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 29 nëntor Zhurnal.mk – I riu që u paraqit ditën e djeshme në Spitalin e Traumës me dëmtim në sy vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve, ndërsa po i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme.

Burime nga Trauma bëjnë me dije se deri më tani nuk është përcaktuar objekti me të cilin është goditur, ndërsa nga kontrollet e kryera nuk është konstatuar prani e ndonjë trupi të huaj në sy.

Mjekët po vijojnë ekzaminimet për të vlerësuar nëse goditja ka shkaktuar dëmtime të shikimit dhe për të përcaktuar shkallën e tyre.

I riu mbeti i plagosur gjatë protestës së mbajtur të shtunën në Tiranë ku u shënuan përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë.

artikuj të ndërlidhura