Ndotje mjedisore në Dhërmi/ Pezullohen dhe gjobiten Gjikuria dhe 4 kompani të tjera

Nga L. M
A+ A-
Rivendos

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ndëshkoi me pezullim dhe gjobë pesë subjekte biznesi për ndotjen mjedisore të shkaktuar prej tyre në zonën e Dhërmiut, pjesë e Bashkisë Himarë.

Marrë shkas dhe nga denoncimet e qytetarëve, Drejtoria e Inspektimit të Mjedisit dhe Ujërave pranë IKMT inspektoi zonat ku ushtrohet aktiviteti i fraksionimit/ndarjes së inerteve të gurit.

Për shkak të mos respektimit të kushteve të përcaktuara në lejen e lëshuar nga autoritetet mjedisore, kompanitë Gjikuria, Anchor Beton,  Eral Construction Company dhe Beton Express 2018, si edhe një kompani tjetër, u ndëshkuan me gjobë dhe pezullim.

artikuj të ndërlidhura