Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues të rinj në disa komisariate

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 01 korrik, Zhurnal.mk – Strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit kanë pësuar ndryshime, ndërsa janë emëruar drejtues të rinj në disa komisariate të vendit, si dhe në Akademinë e Sigurisë.

Në kuadër të këtyre lëvizjeve, Alfred Çepe është emëruar dekan i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë.

Ndërkohë, Feliks Hoda është caktuar në krye të komisariatit të Policisë Sarandë, ndërsa Agim Troci do të drejtojë komisariatin e Policisë Gjirokastër. Pavlin Zhivani është emëruar shef i komisariatit të Policisë Pukë, ndërsa Ledian Kerka do të drejtojë komisariatin e Policisë Kukës.

Po ashtu, Vilson Sterkaj është emëruar shef i komisariatit të Policisë Cërrik, Oltion Gjoni do të drejtojë komisariatin e Policisë Devoll, Vendim Imeraj është caktuar shef i komisariatit të Policisë Delvinë, ndërsa Medin Hasani është emëruar shef i komisariatit të Policisë Përmet.

artikuj të ndërlidhura