Shkup, 15 janar – Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, nesër do të mbajë debat publik lidhur me propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal, të propozuar nga një grup deputetësh.
Qëllimi i miratimit të këtij ligji është eliminimi i dobësive në dispozitat ekzistuese dhe të veprohet në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të 12 shkurtit 2025, pas vlerësimit të gjendjes në fushën penale nga miratimi i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal, në shtator të vitit 2023, i cili, ndër të tjera, rishikoi politikën penale maqedonase në përcaktimin e veprave penale dhe dënimeve për vepra të caktuara penale. Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal përmban 15 nene.

