Ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara dhe çështja e presidentit, Hamza mbërrin në Qeveri për takimin me Kurtin

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 2 tetor Zhurnal.mk – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të takojë kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën, pasditen e sotme, rreth orës 16:30.

Pjesë e diskutimit pritet të jetë ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe çështja e presidentit.

PDK-ja kërkon që të miratohen në Kuvend ndryshimet për ligjin, pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Hamza në fillim të javës ka deklaruar se pasi të aprovohet projektligji, atëherë mund të takohen për të diskutuar temat e tjera.

Për presidentin, sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ka kohë vetëm deri më 6 tetor.

Kur kanë mbetur vetëm edhe katër ditë, nuk ka as kandidat për president e as marrëveshje politike.

Në rast se deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri brenda këtij afati, Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, të katërtat në më pak se dy vjet.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër