Nga Ylli Pata
Kontestimi i shoqatës së prokurorëve ndaj reformës së re në drejtësi, përkatësisht Kodit të ri të Procedurës penale qe agresiv. E quante një shkelje të së drejtës së detyrës së një prokurori. Ama mungonin argumentet.
Është krejt normal që një sindikatë e prokurorësh të kontestojë një nismë që kufizon drejtësinë preventive, mundësinë e paraburgimit për të marrë provat apo masa të tjera represive.
Prokurori, jo vetëm në Shqipëri, por në çdo vend demokratki kërkon masa të forta ndaj të pandehurve, nuk është aspak gjë e re dhe nuk përbën risi edhe për në.
Sapo ndodhi një debat i fortë në SHBA ndërmjet prokurorit Jack Smith dhe senatorëve republikanë në Kongres në lidhje me akuzat e tij ndaj Presidentit Donald Trump.
Në Itali, çështja e “togave të kuqe”, përkatësisht politizimit të prokurorisë është një debat 40 vjeçar.
Në Spanjë, Kryeministri Hugo Sançez akuzon prokurorinë se hetimet ndaj tij për korrupsion dhe zyrtarëve të PES i ka ngritur e nxitur politikisht.
I njëjti diskutim në Francë e disa vende të tjera Perëndimore. Për të mos folur për rajonin tonë. Ky është një debat i përjetshëm që do të vijojë, e mirë bën që të vijojë. Pasi secili pushtet kërkon të ketë kompetencat që mendon në ligj. Por problemi këtu është mungesa apo kundërshtimi për të hyrë në debat publik.
Në Rumaninë e Laura Korvesit, prokurorja aktuale e BE-së bëri debat dhe solli argumentet e saj pas vendimeve politike të Legjislativit kundër burosë kundër korrupsionit Në Itali, prokurorët e mani pulite kanë dalë në media për të parashtruar argumentet e tyre kundër vendimeve të parlamentit për të amnistuar të paraburgosurit e furisë së parë të operacionit.
Debati publik, i cili vijon të Itali e ka zhvendosur diskutimin tek çështjet e ndjeshme të drejtësisë, ku secila palë thotë të tyret. Ky debat ushqen sistemet, duke folur për nevojat dhe mundësitë e përmirësimit, është shpesh polarizues po zhvillohet mbi fakte e arguemente.
A është drejtësia preventive, përkatësisht masat repressive arma e prokurorisë? Patjetër, por është me masë dhe me vepër. Ndërkohë gjithmonë të pandehurit dhe shoqëria fo të ketë kundërshtimet e veta.
Ka një precedent që ilustron këtë çështje në Itali, meqë u hap si argument. Prokuroria e Firenze-s mori të pandehur dhe i bëri trebjet në publik babanë e mamanë e ish-Kryeministrit Matteo Renzi. Për një çështje të vogël fiskale. Për vitet që ishin të pandehur balta mbi Renzin nuk pushoi e më pas gjykata i shpalli të pafajshëm dhe akuzoi prokurorinë se kishte vepruar gabim. A u kthye dinjiteti i prindërve të Renzit? Po! A u zbut pasoja e atij sulmi? Fare!
Debati ndërmjet garantistëve dhe jakobinëve vijon dhe do të vijojë, ama kërkon një debat, jo dacibao…
