Në Banjskë do vendoset gurthemeli i obeliskut kushtuar Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 24 shtator, Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Brendshme do të zhvillojë sot një sërë aktivitetesh për të shënuar trevjetorin e rënies në krye të detyrës të Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.

Aktivitetet përkujtimore do të nisin në orën 10:00 me një vizitë te familja e Heroit Afrim Bunjaku, në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë.

Në orën 10:40 do të zhvillohen homazhe te varri i tij, po ashtu në fshatin Samadrexhë.

Më pas, në orën 12:00, në fshatin Banjskë të Zveçanit do të bëhet vendosja e gurthemelit të obeliskut kushtuar Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.

Aktivitetet përkujtimore do të përmbyllen në mbrëmje, me Akademinë Përkujtimore që do të mbahet në orën 20:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër