​Në çfarë cilësie u intervistua kryetari i Obiliqit Halil Thaçi? Deklarohen nga Prokuroria

Nga I.A
774 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 15 korrik, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Obiliqit, ish-deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, sot është intervistuar nga Prokuroria Speciale.

Ai është intervistuar lidhur me shpronësimet në Shipitullë.

I pyetur se në çfarë cilësie është ftuar në prokurori, ai tha “si dëshmitar ata natyrisht që më pyetën për çdo gjë. Dhe për çkado që di do t’i përgjigjem prokurorisë”.

Shpronësimi në Shipitullë, Thaçi intervistohet në Prokurorinë Speciale: Ma përgatitën rivalët politik, i bëj thirrje prokurorisë ta hetojë deri në fund

Por, në një deklaratë të Prokurorisë Speciale bëhet e ditur se Thaçi është intervistuar në cilësinë e të pandehurit.

“Mund të konfirmojmë se H.Th., është intervistuar nga Prokuroria Speciale në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të procedurave hetimore që kjo prokurori është duke i zhvilluar në një rast që ka të bëjë me shpronësimet në fshatin Shipitullë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘Ushtrim ndikimi’”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë. /Telegrafi/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër