Në Kodrën e Diellit këtë mëngjes janë matur temperatura deri -11 gradë

Nga B.M
963 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 janar – Temperaturat më të ulëta u regjistruan këtë mëngjes në Kodrën e Diellit me -11 gradë celsius, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Temperatura nën -9 gradë u regjistruan edhe në Kumanovë, si dhe në Shkup-Petrovec, Berovë dhe Kriva Palëankë, ku u regjistruan -8 gradë.
Në Tetovë, Demir Kapi dhe Mavrovë temperatura në mëngjes ka qenë -7 gradë, ndërsa -6 gradë është regjistruar në Shkup-Zajçev Rid, Strumicë, Veles, Shtip, Vinicë, Kavadar dhe Krushevë. Në Prilep janë matur -5, Gjevgjeli dhe Pretor -3, ndërsa në Ohër dhe Manastir temperatura e mëngjesit ka qenë -2 gradë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër