Në Kuvend do të mbajnë mbledhje shtatë komisione

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 02 tetor, Zhurnal.mk – Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje shtatë komisione – Komisioni për Sistemin Politik dhe Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive, Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport, Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri, Komisioni për Politikë Sociale, Demografi dhe e të Rinjve, Komisioni për Transport, Transformim Digjital, Mjedisin dhe Planifikimin Hapësinor, Komisioni për Kulturë dhe Turizëm dhe Komisioni Juridiko-ligjvënës.

Para anëtarëve të Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive janë Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për të Drejtat e Bashkësive të cilat janë më pak se 20 për qind të popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Evidencën amë, të gjitha me procedurë të shkurtuar, dhe Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për Çmimet Shtetërore në lexim të parë.

Në Komisionin për Arsim, Shkencë dhe Sport për ndryshimin dhe plotësimin e Propozim-ligjit për Themelimin e Agjencisë Nacionale për Programe Evropiane Arsimore dhe Mobilitet, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Propozim-ligjit për Veprimtarinë Inovative, Zhvillimin Shkencor dhe Teknologjik dhe Sipërmarrjen, Propozim-ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Inspektimin Arsimor, Propozim-ligjin për Ndryshimin e Ligjit për Shërbimin Pedagogjik dhe Propozim-ligjin për Ndryshimin e Ligjit për Byronë e Zhvillimit në Arsim, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Në Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri është Propozim-ligji për Mbrojtjen e Infrastrukturës Civile Kritike, në lexim të parë.

Anëtarët e Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe e të Rinjve do të debatojnë për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve, në lexim të parë.

Në Komisionin për Transport, Transformim Digjital, Mjedisin dhe Planifikimin Hapësinor është Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mjedisin Jetësorë, në lexim të parë.

Para anëtarëve të Komisionit për Kulturë dhe Turizëm janë Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Veprimtarinë Filmike dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, të dyja me procedurë të shkurtuar.

Anëtarët e Komisionit Juridiko-ligjëvës do të debatojnë për Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prokurime publike, Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për tatim mbi të ardhurat personale, Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrogë minimale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës, Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për çmimet shtetërore, Propozim-ligj për mbrojtjen e infrastrukturës civile kritike, Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mjedisin jetësor, të gjitha në lexim të parë dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për themelimin e Agjencisë Nacionale për programe evropiane arsimore dhe mobilitet, Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtarinë inovative, zhvillimin shkencoro-teknologjik dhe sipërmarrësinë, Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspeksionin Arsimor, Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për shërbimin pedagogjik, Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për Byronë e Zhvillimit të Arsimit, Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtarinë filmike, Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për të drejtat e bashkësive që janë më pak se 20 për qind e popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Propozim-ligji për ndryshimin e ligjit për inspektoratin e përdorimit të gjuhëve, Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për evidencën amë, të gjitha me procedurë të shkurtuar. Komisioni do të shqyrtojë edhe disa kërkesa për interpretim autentik të dispozitave të nenit 150, paragrafi 1 i Ligjit për Marrëdhëniet e Punës, parashtruar nga kryetari i Komunës së Radovishit, Kërkesë për dhënien e interpretimit autentik të nenit 25 paragrafi (1) pika 9 të Ligjit për tatimet mbi pronën, e paraqitur nga Kryetari i Komunës së Vinicës dhe Kërkesë për interpretim autentik të nenit 116 paragrafi (1) të Ligjit për Arsimin e Lartë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 82/18 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 154/19, 178/21 dhe 58/24), e parashtruar nga deputeti Antonijo Milloshoski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër