Në mëngjes mjegull, pastaj shi i përkohshëm dhe borë

Nga B.M
350 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 janar – Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me mjegull në disa lugina në mëngjes. Gjatë natës do të ketë reshje lokale shiu dhe në male borë. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa përgjatë lumit Vardar erë mesatare nga juglindja.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin -4 deri në 1 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 6 deri në 12 gradë.

Në Shkup, me vranësira të ndryshueshme në mëngjes me mjegull, pasdite me periudha me diell. Temperatura minimale do të bjerë në -1, ndërsa maksimale do të arrijë në 7 gradë.

Të dielën, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të rastit, ndërsa në male borë. Të hënën do të ketë reshje më të dendura shiu, kur disa nga vendet më të larta do të shndërrohen në borë. Të martën pritet një stabilizim i përkohshëm i motit, ndërsa nga e mërkura do të ketë përsëri reshje të reja shiu, kurse në male borë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër