Në Mitrovicë të Jugut gjenden eshtrat e dy personave, dyshohet se i përkasin të zhdukurve gjatë luftës

Nga D. V.
487 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 6 maj, Zhurnal.mk – Në Mitrovicë të Jugut janë zbuluar eshtrat e të paktën dy personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Policia bën të ditur në raportin 24-orësh se gërmimet janë kryer me urdhër të gjykatës, ndërsa dyshohet se mbetjet mortore u përkasin personave të listës kombëtare të të zhdukurve me forcë gjatë periudhës së luftës 1998-1999.

“Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes mbetjet e eshtrave janë sjellur në  IML për ekzaminim mjekësor dhe konfirmim të identitetit përmes analizës së ADN-së”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër