Në momentin që largohet nga Ferma – ndodh puthja e parë mes Adionit dhe Fabjolës

Nga D. V.
648 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Adion Puka ka qenë i eliminuari i radhës nga Ferma VIP 3, nga një televotim kokë me kokë me Mimoza Ahmetin.

Ai duket se mori një ndëshkim nga publiku për shkak të sjelljeve e ofendimeve ndaj poetes.

Me t’u larguar, kur u përshëndet me banorët, pati një moment emocionues me Fabjola Elezajn.

 Foto: Instagram

Ata shkëmbyen puthjen e parë në buzë, pavarësisht afrimitetit që kanë pasur.

Ky çast mori vëmendjen e të gjithëve, duke bërë kështu që të konfirmohet edhe romanca mes tyre.

Për daljen e Adit ndjenë edhe keqardhje disa nga fermeret, ndonëse e kanë parë edhe si finalist.

Sidoqoftë, disa sjellje nuk janë të tolerueshme dhe për këtë duhet të merren masa nga produksioni.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër