Në pushime pa Klodin, Elijona tregon kush po i qëndron pranë

Nga D V
783 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Elijona ka ndarë një tjetër moment nga pushimet e saj në rrjetet sociale, duke publikuar në Instagram një fotografi ku shfaqet duke shijuar ditët në bregdet.

Në imazh, ajo shihet e ulur pranë detit, duke marrë rreze dielli dhe duke lex

Megjithatë, vëmendjen e ndjekësve e ka tërhequr më shumë mesazhi që ajo ka shoqëruar fotografinë.

Në anglisht, Elijona shkruan: “Duke i shpëtuar thashethemeve, përmendjes së emrave dhe historive… ndërsa disa njerëz ende përpiqen të ndërtojnë vëmendjen e tyre nga e jona”.

Për të sqaruar se me kë po i kalon pushimet, ajo ka shtuar edhe një shënim në shqip: “Jam në det me familje”.

Postimi vjen pak ditë pas reagimit të saj mbi zërat për një krizë të mundshme në marrëdhënien me Klodin.

Mungesa e fotografive të përbashkëta në rrjetet sociale kishte nxitur dyshime te ndjekësit, ndërsa Elijona kishte bërë të ditur më herët se po kalonte kohë me familjen e saj në Kosovë.

Me reagimin e fundit, ajo duket se ka zgjedhur të sqarojë edhe një herë situatën, duke treguar se pushimet po i kalon pranë familjes, larg zërave dhe aludimeve që qarkullojnë në rrjet.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër