Në rrethinën e Dibrës kanë lindur 148 foshnje, prej tyre 132 në Komunën e Dibrës dhe 16 në Komunën Qendra Zhupa

Nga B.M
538 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Dibër, 5 shkurt – Në rajonin e komunave Dibër dhe Qendra Zhupë, vitin e kaluar në botë kanë ardhur 148 foshnje, që është për 28 foshnje më pak krahasuar me vitin paraprak.

“Nga numri i përgjithshëm 132 janë në Komunën e Dibrës, kundrejt 153 vitin e kaluar. Shikuar për nga vendbanimi 117 janë në qyte, gjashtë në fshatin Xhepishtë dhe nëntë në fshatrat Mogorçe. Kosovrasti i Epërm dhe i Poshtëm. Në Komunën Qendra Zhupë janë 16 foshnje ose shtatë më pak krahasuar me vitin 2023”, informuan për MIA-n nga Spitali i përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar në Dibër.    

Sikur edhe në vitet e kaluara numri më i madh i nënave, pasardhësit e tyre i kanë sjellë në jetë në repartet gjinekologjike në spitalet e përgjithshme në Strugë dhe Ohër, si dhe në institucionet shëndetësore në Shkup, Tetovë dhe në qytete tjera

Në repartin gjinekologjik të spitalit tonë, i cili mbulon të dy komunat me aktivitetet e tij, vitin e kaluar pati vetëm gjashtë të porsalindur, që është një më shumë se në vitin 2023 dhe 12 foshnje më pak, krahasuar me vitin 2022, shtojnë nga spitali.

Rënia e shkallës së lindjeve është për shkak të emigrimit masiv të popullsisë së re në vendet e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sigurisht, ekziston edhe vendosmëria e familjeve për të pasur dy, maksimumi tre fëmijë, në krahasim me të kaluarën kur një familje kishte katër, pesë ose më shumë fëmijë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër