Në shtator do të rriten pensionet

Nga Xh M
769 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 gusht Zhurnal.mk – Pensionistët në Maqedoninë e Veriut në shtator pritet të përfitojnë një rritje të re të pensioneve, e cila këtë herë duhet të jetë në përqindje dhe varet nga lartësia e të ardhurave mujore.

Pas disa rritjeve lineare gjatë periudhës së kaluar, kur pensionet u rritën me të njëjtën shumë, harmonizimi i radhës pritet të llogaritet në përqindje. Kjo do të thotë se pensionistët nuk do të marrin të njëjtën rritje në denarë, pensioni më i lartë do të nënkuptojë edhe shumë më të madhe të rritjes.

Përqindja e saktë ende nuk është përcaktuar zyrtarisht, pasi për llogaritjen përfundimtare duhet të dihen treguesit përkatës ekonomikë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër