Shkup, 10 shkurt – Në Regjistrin e çmimeve dhe qirasë, në periudhën nga tetori deri në dhjetor të vitit 2025, në gjithë territorin e shtetit janë regjistruar 1.004 banesa të ndërtuara të reja, gjegjësisht banesa nga investitorë, që është për 159 banesa më shumë nga tremujori i tretë në vitin 2025. Gjithashtu, në Agjencinë për Kadastër të Patundshmërive deri më janë regjistruar 27.522 lista për shënimin e ndërtimit që tregon se këto objekte janë në fazë të ndërtimit dhe së shpejti do të gjenden në tregun e patundshmërive.
“Në këtë tremujor çmimi më i lartë i arritur i një banese për metër katror është nga 182.404 denarë, gjegjësisht në vlerë prej 246.171 euro për sipërfaqe të përgjithshme prej 83 metrave katror, i cili ndodhet në territorin e komunës administrative Qendër, tregon Raporti më i ri nga Regjistri i çmimeve dhe qirave, të cilën e publikon Agjencia për Kadastër të Patundshmërive.

Numri më i madh i banesave të shitura të regjistruara në Regjistrin e çmimeve dhe qirasë është në komunën e Aerodromit, përkatësisht në këtë tremujor janë shitur 304 banesa, ndërsa numri më i madh i shtëpive të shitura është në territorin e komunës së Manastirit, përkatësisht në këtë tremujor janë shitur 91 shtëpi. Sa i përket shitjes së lokaleve afariste, numri më i madh i shitjeve është regjistruar në territorin e komunës së Qendrës, ku janë shitur 31 lokale afariste. Numri më i madh i pasurive të patundshme si toka bujqësore dhe pyje janë shitur në komunën e Kumanovës me 110 shitje, ndërsa numri më i madh i tokës ndërtimore të shitur është regjistruar në komunën e Gjorqe Petrov me 43 shitje. Në këtë tremujor janë regjistruan edhe shitjet e 194 garazheve, edhe atë në një numër më të madh komunash.
Në periudhën nga 1 tetori i vitit 2025 deri më 31 dhjetor të vitit 2025, në Regjistrin e çmimeve dhe qirasë janë regjistruar gjithsej 9,283 transaksione (numri i përgjithshëm i transaksioneve është shuma e numrit të përgjithshëm të blerjeve dhe shitjeve dhe numrit të përgjithshëm të qirave). Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2025, në këtë tremujor janë regjistruar 964 transaksione më shumë, duke treguar rritje në tregun e pasurive të paluajtshme për sa i përket vëllimit të tregtimit.
Gjatë kësaj periudhe, Regjistri i çmimeve dhe qirasë ka regjistruar 5.084 shitje, 1.094 shitje nga një investitor dhe 40 blerje nga shteti, si dhe 12 shitje të pasurive të paluajtshme me ankand, gjegjësisht gjithsej 6.230 blerje të pasurive të patundshme (numri i përgjithshëm i blerjeve është shuma e numrit të shitjeve, shitjeve me ankand, shitjeve nga një investitor dhe blerjes nga shteti), që përfaqëson një rritje prej 95 blerjesh krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2025. Sa i përket qirave, janë regjistruar 3.053 qira në të gjithë vendin, që përfaqëson një rritje krahasuar me qiratë e tremujorit të mëparshëm prej 869 qirash. Mund të vërehet se 55 për qind e transaksioneve të pasurive të paluajtshme kanë të bëjnë me shitje, ndërsa 33 për qind e transaksioneve kanë të bëjnë me qira të pasurive të paluajtshme dhe së bashku përbëjnë 88 për qind të tregut të përgjithshëm të pasurive të paluajtshme.
Krahasuar sipas muajve të këtij tremujori, mund të vërehet se numri më i madh i transaksioneve ishte në dhjetor kur 3.274 transaksione u regjistruan në Regjistrin e çmimeve dhe qirasë. Më pak transaksione u regjistruan në nëntor, përkatësisht 2.797, ndërsa 3.212 transaksione u regjistruan në tetor.
Nëse shikojmë vëllimin e transaksioneve sipas muajit dhe llojit të transaksionit, mund të konkludohet se numri më i madh i shitjeve është regjistruar në dhjetor, përkatësisht 1.863 shitje, dhe numri më i madh i qirave – 1.106 është regjistruan në tetor. Numri më i madh i shitjeve sipas investitorit, përkatësisht shitjet e ndërtesave të reja (banesa, hapësira zyrash, garazh, etj.) është regjistruar në tetor, përkatësisht 416 shitje.
Numri më i madh i transaksioneve ka ndodhur në territorin e komunës Qendër, 812, në komunën e Aerodromit janë regjistruar 645, në komunën e Shtipit 634 transaksione, në komunën e Karposhit 472 transaksione, në komunën e Manastirit 415 transaksione dhe në komunën e Gazi Babës 410 transaksione. Numri më i vogël i transaksioneve është regjistruar në territoret e komunave: Makedonska Kamenicë me 10 transaksione, komunat e Konçes, Llozovës dhe Novacit me nëntë transaksione, në komunën e Zërnovcit janë regjistruar tetë transaksione, në komunat e Haraçinës dhe Gradskos me shtatë transaksione, në komunat e Vevçanit dhe Qendrës Zhupës me pesë transaksione dhe në komunën e Plasnicës janë regjistruar katër transaksione. Në territorin e 41 komunave në vendin tonë janë regjistruar transaksione në vëllim nga 0 deri në 50, që paraqet një numër të vogël transaksionesh për periudhën e dhënë kohore. Kjo, sipas AKP-së, tregon se ka një ndarje të madhe në treg, pra komuna ku ka një treg të zhvilluar dhe komuna ku tregu i pasurive të paluajtshme nuk funksionon fare gjatë kësaj periudhe.
Nga 3.053 kontrata me qira në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, numri më i madh, 1.369, i përket banesave, e ndjekur nga 911 kontrata me qira të lokaleve afariste, 399 kontrata me qira të shtëpive, 257 kontrata me qira të tokës bujqësore dhe pyjeve,… Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2025, ka një rritje prej 869 kontratash me qira.
Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, numri më i madh i kontratave me qira u regjistrua në tetor, 1.106, në dhjetor kishte 988 dhe në nëntor 959.

Siç është raportuar më herët nga Banka Popullore, në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, çmimet e pasurive të patunfdshme janë rritur për 25 për qind në bazë vjetore. Në tremujorin e mëparshëm, të tretë të vitit të kaluar, çmimet e pasurive të patundshme shënuan një rritje vjetore prej 25,1 për qind në tremujorin e tretë, pas një rritjeje prej 19,5 për qind në tremujorin e parë dhe 19,9 për qind në tremujorin e dytë.
Të dhënat e fundit nga Enti Shtetëror i Statistikave janë për nëntorin e vitit të kaluar, kur u lëshuan 304 leje ndërtimi, 16,9 për qind më shumë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Ato parashikojnë ndërtimin e 761 banesave, nga të cilat 427 në Rajonin e Shkupit, 113 në Rajonin Lindor, 82 në Jugperëndim, 79 në Rajonin e Pellagonisë, 38 në Rajonin e Pollogut, 15 në Rajonin e Vardarit, 4 në Juglindje dhe 3 në Rajonin Verilindor.

