Negocitat e dështuara për formimin e institucioneve në Kosovë/ PDK dhe LDK thirrje Vetëvendosjes: Seanca konstituive të mbahet sot para skadimit të afatit kushtetues

Nga Xh M
1,773 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 7 gusht Zhurnal.mk – Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar dhe vendosur mbi veprimet e mëtejshme, pasi seanca konstituive e Kuvendit është thirrur për ditën e nesërme, pas përfundimit të afatit kushtetues.

PDK ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që seanca konstituive të mbahet sonte, duke vlerësuar se vonesat në procesin e konstituimit të institucioneve janë të papranueshme.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) i është bashkuar kësaj kërkese, duke i bërë thirrje Vetëvendosjes që të sigurojë mbajtjen e seancës konstituive gjatë mbrëmjes së sotme, në mënyrë që të respektohen procedurat dhe afatet kushtetuese.

Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka nisur një kërkesë drejtuar partive opozitare për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme, si pjesë e veprimeve të tyre lidhur me situatën e krijuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër