Kakavijë, 5 km radha e automjeteve në tokën greke

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Kakavijë, 7 gusht Zhurnal.mk – Mbrëmjen e së premtes, personat që udhëtojnë nga Greqia në drejtim të Shqipërisë po përballen me radhë të gjata pritje në tokën greke.

Radha e automjeteve që presin për tu përpunuar në sportelet e doganës greke ka arritur në rreth 5 kilometra.Qindra udhëtarë që vijnë drejt Shqipërisë po përballen me pritje të konsiderueshme për shkak të ritmit të ngadaltë të përpunimit të dokumenteve në palën greke.

Sipas informacioneve, megjithë fluksin e lartë të lëvizjes pala greke po punon vetëm me 1 deri në 2 sportele duke zgjatur kohën e pritjes në kufi. Në këtë periudhë të muajit gusht mesatarisht janë 9 mijë persona në ditë, të cilët lëvizin në të dyja anët e kufirit nëpërmjet doganës së Kakavijes.

artikuj të ndërlidhura