Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, dorëzon propozimin për hetim parlamentar mbi aksionin “Fluturimi i Shqiponjës”

Nga Xh M
511 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Podgoricë, 1 qershor Zhurnal.mk – Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, ka dorëzuar sot propozimin për hapjen e një hetimi parlamentar lidhur me aksionin policor “Fluturimi i Shqiponjës”, i zhvilluar më 9 shtator 2006.

Sipas Camajt, zbardhja e plotë e ngjarjeve dhe e të gjitha rrethanave që lidhen me këtë aksion përbën një detyrim institucional dhe moral të shtetit, në funksion të forcimit të besimit të qytetarëve në institucionet publike dhe sundimin e ligjit.

“Një shtet demokratik ndërtohet mbi transparencën, drejtësinë dhe respektin për dinjitetin e qytetarëve. Hetimi parlamentar do të kontribuojë në sqarimin e fakteve dhe në avancimin e përgjegjësisë institucionale”, theksoi Camaj.

Ai vlerësoi se trajtimi i kësaj çështjeje është me rëndësi për interesin publik dhe për forcimin e parimeve të barazisë, drejtësisë dhe pajtimit shoqëror.
Propozimi për hetim parlamentar pritet të shqyrtohet nga deputetët në procedurat e mëtejshme parlamentare.

Ja postimi plotë:

Qytetarë të nderuar,
Malësi e diasporë,
Ja pra, sot, në emër të përgjegjësisë së shtetit dhe të së vërtetës historike, dorëzuam propozimin për hapjen e hetimit parlamentar mbi aksionin policor “Fluturimi i Shqiponjës”, të 9 shtatorit 2006.

Një shtet i drejtë ndërtohet mbi transparencë, drejtësi dhe respekt për sakrificën e qytetarëve të vet. Zbardhja e plotë e fakteve nuk është vetëm detyrim institucional, por edhe obligim moral ndaj interesit kombëtar.
E ne jemi aty, për të sjellë drejtësi e për të siguruar të ardhmën në baza të barazisë…

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër