Nesër dezinsektim ajror kundër mushkonjave në Shkup

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 qershor Zhurnal.mk – Qyteti i Shkupit ka njoftuar se nesër, në orët e hershme të mëngjesit, do të kryhet dezinsektim ajror kundër formave të rritura të mushkonjave në të gjithë territorin e kryeqytetit.

Autoritetet bëjnë të ditur se, nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë realizimin e spërkatjes, aksioni do të shtyhet për ditën e parë të ardhshme me mot të përshtatshëm, në të njëjtin orar.

Njëkohësisht, Qyteti i Shkupit u ka bërë thirrje bletarëve që të ndërmarrin me kohë masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve gjatë procesit të dezinsektimit.

artikuj të ndërlidhura