Nesër mot i keq në Durrës, Bashkia njofton qytetarët: Kufizoni lëvizjet e panevojshme

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Durrës, 25 nëntor Zhurnal.mk – Sipas të dhënave të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e enjte qyteti i Durrësit pritet të përballet me reshje shiu me intensitet të lartë.

Duke qenë se këto kushte atmosferike mund të shkaktojnë problematika të ndryshme, Bashkia e Durrësit i ka bërë thirrje qytetarëve që nesër të kufizojnë lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal gjatë kryerjes së aktiviteteve të përditshme.

Bashkia e Durrësit ka njoftuar se është në gatishmëri të plotë, ndërsa strukturat e ndërmarrjeve vartëse, shërbimet e emergjencave dhe Policia Bashkiake do të jenë në terren dhe të angazhuara për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe familjeve të tyre në çdo situatë të mundshme emergjente.

artikuj të ndërlidhura