Nga e hëna fillon funksionimi i “Safe City-t” edhe në Ohër

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 tetor, Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Brendshme e njofton opinionin publik se nga e hëna (12.10.2026), sistemi i mbikëqyrjes së trafikut “Safe City” do të fillojë të funksionojë edhe në rajonin e SPB Ohër.

Pas kryerjes së kontrolleve teknike dhe testimeve përfundimtare, kamerat e sistemit do të vihen në funksion në linjat rrugore në rajonin e SPB Ohër.

Nga MPB thonë se me aktivizimin e sistemit do të mundësohet kontrolli i shtuar dhe i vazhdueshëm i qarkullimit, zbulimi në kohë i kundërvajtjeve rrugore, rritja e disiplinës në trafik dhe përmirësimi i sigurisë rrugore.

“Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel të gjithë shoferëve që t’i respektojnë denjësisht rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe përmes sjelljes së përgjegjshme të kontribuojnë për siguri më të madhe në trafik”, thonë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër