Nga e hëna rifillojnë testimet diagnostike për brucelozën tek loptë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 nëntor Zhurnal.mk – Pas ndërprerjes së testimeve diagnostike për brucelozën te gjedhet, nga e hëna, 23 nëntor, do të rifillojnë analizat laboratorike. Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) ka gjetur zgjidhje për vazhdimin e këtij procesi, pas kërkesave të shoqatave veterinare.

Testimet do të kryhen nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare në Shkup, me qëllim realizimin e masave të parapara në Programin për mbrojtjen shëndetësore të kafshëve për vitin 2026.

AUV dhe Fakulteti kanë lidhur marrëveshje për donacion, e cila mundëson vazhdimësi të analizave laboratorike.

Qëllimi i testimeve është zbulimi, monitorimi dhe kontrolli i brucelozës, parandalimi i përhapjes së sëmundjes, garantimi i qarkullimit të kafshëve dhe produkteve të shëndetshme, si dhe mbrojtja e shëndetit publik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër