Nga e marta mot i vranët me reshje shiu, paralajmërojnë sinoptikët

Nga D. V.
385 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 prill, Zhurnal.mk –  Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) njofton se nga e marta pritet një periudhë me mot kryesisht të vranët me reshje shiu.

Sipas DPHM, të martën reshjet pritet të jenë kryesisht në pjesët perëndimore dhe veriore të vendit. Të mërkurën dhe të enjten moti do të jetë i vranët me reshje të dobëta shiu në të gjithë vendin, të cilat të enjten do të jenë më të dendura.

Deri të enjten do të fryjë erë juglindore, e cila të hënën dhe të martën do të jetë e forcuar, herë pas here e fortë, me shpejtësi deri në 50 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 10 gradë, ndërsa maksimalet nga 12 deri në 24 gradë.

Nga DPHM theksojnë se të dielën dhe të hënën pritet një stabilizim i përkohshëm i motit. Të dielën moti do të jetë pjesërisht i vranët me periudha më të gjata me diell, ndërsa të hënën do të jetë kryesisht i vranët me periudha të shkurtra me diell në pjesët qendrore të vendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër