Veles, 9 shtator Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga dita e shtunë, përkatësisht nga data 12 shtator, sistemi “Safe City” do të fillojë me zbatim edhe në qytetin e Velesit.
Siç njoftojnë nga MPB, pas kontrolleve teknike dhe testimeve finale, kamerat e sistemit do të vendosen në funksion me qëllim kontrollimin e vazhdueshëm të komunikacionit dhe zbulimin në kohë të shkeljeve në komunikacion.
Nga MPB apelojnë deri te të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe me sjellje të përgjegjshme, të kontribuojnë për siguri më të lartë.
