Nga gremina e 20 milionë eurove në dritë: Tetova drejt shpëtimit përfundimtar financiar!

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 shtator, Zhurnal.mk – Kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, bëri të ditur se borxhi fillestar i komunës prej 15 milionë eurosh, i cili së bashku me kamatë-vonesat kishte arritur në 20 milionë euro, tashmë është zbritur në 3 milionë euro . Ai theksoi se po punohet intensivisht për shlyerjen e kësaj shume të mbetur, me qëllim që komuna të arrijë stabilitet të plotë financiar. Në këtë drejtim, Kasami u bëri thirrje qytetarëve që të paguajnë me rregull tatimin në pronë për vitet 2024/25. Ai nënvizoi se shlyerja e këtyre detyrimeve të prapambetura është një obligim qytetar dhe është e domosdoshme për të shmangur dërgimin e lëndëve të tyre te përmbaruesit.

“Komuna e Tetovësnga një borxh që kishte prej 15 milion euro, së bashku me kamatat e dënimit ai borxh kishte shkuar në 20 milion euro.Tani, atë borxh në përmbarues kemi arritur ta ulim në 3 milion dhe ne punojmë që këto tre million euro që I kemi në përmbarues t`i paguajmë dhe përfundimisht komuna e Tetovës të ketë likuiditet finanicar.Prandaj apeloj që qytetarët që të shlyjenë tatimet në pronë për vitin 2024/25, që të mos jemi të detyruar që të njejtit t`I dërgojmë në përmbarues.Bëhet fjalë për obligime të prapambetura dhe qytetarët do të duhet që të paguajnë sepse është detyrim qytetar”, tha Kasami.

Në pyetjen e gazetarëve se cila është gjendja me borxhet e Komunës, Kasami pohon se është drejt përfundimit të shlyerjes së tyre.

“Në pjesën e pagesës së borxhit të mbetur, tashmë kemi lidhur marrëveshje për pagesë të shtyrë të një pjese të borxhit me Ministrinë e Financave dhe me rreth 4 kompani, ku bën pjesë edhe pjesa më e madhe e borxhit. Mbeten edhe rreth 3 milionë (denarë) të cilët do të realizohen përmes përmbaruesve, ndërsa ne po punojmë që ky borxh të paguhet në 2 deri në 3 muajt e ardhshëm, me qëllim që Komuna e Tetovës përfundimisht të dalë nga bllokada e përmbaruesve“, theksoi Kasami.

Rikujtojmë se Bilall Kasami, komunën e Tetovës e trashëgoi me një borxh prej 24 milion euro nga paraardhësja e tij Teuta Arifi. Kasami është kryetar i Komunës së Tetovës nga 4 nëntori i vitit 2021.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër