Nga mesnata rriten çmimet e karburanteve

Nga D V
1,013 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 gusht, Zhurnal.mk – Çmimet e karburanteve nga nesër sërish rriten. Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) mori vendim që çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht të rriten me 4,85%, krahasuar me vendimin e mëparshëm të 10 gushtit.

Nga 18 gushti, në orën 00:01, çmimet maksimale do të jenë:

Eurosuper BS-95 – 91,50 denarë/litër, rritje prej 4,50 denarësh.
  • Eurosuper BS-98 – 93,50 denarë/litër, rritje prej 4,50 denarësh.
  • Eurodizel BS (D-E V) – 98 denarë/litër, rritje prej 6,50 denarësh.
  • Vaji ekstra i lehtë (EL-1) – 98,50 denarë/litër, rritje prej 6 denarësh.
  • Mazut M-1 NS – 43,726 denarë/kg, rritje prej 0,188 denarësh.

Sipas KRRE-së, rritja është rezultat i çmimeve më të larta referuese të derivateve të naftës në tregun botëror. Krahasuar me përllogaritjen e mëparshme, benzina është shtrenjtuar me 8,983%, dizeli me 10,979%, vaji ekstra i lehtë me 9,801%, ndërsa mazuti me 0,871%.

Në përllogaritje ka ndikuar edhe kursi i denarit ndaj dollarit, i cili gjatë periudhës së kaluar ka qenë më i ulët për 0,2247%.

KRE vazhdon të zbatojë akcizën e reduktuar me 2 denarë për litër për benzinat Eurosuper BS-95 dhe BS-98, si dhe akcizën e reduktuar me 4 denarë për litër për eurodizelin.

Nga Komisioni sqarojnë se çmimet e përcaktuara janë çmime maksimale, që do të thotë se tregtarët mund t’i shesin karburantet edhe me çmime më të ulëta.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër