Nga nesër nuk janë më të detyrueshme gomat e dimrit

Nga Xh M
1,143 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 mars – Nga nesër, shoferët në Maqedoninë e Veriut nuk do të kenë më detyrim ligjor për të pasur pajisje dimërore në automjetet e tyre, pasi sot përfundon periudha katërmujore e paraparë me Ligjin për Sigurinë në Trafikun Rrugor.

Detyrimi për pajisje dimërore filloi më 15 nëntor dhe zgjati deri më 15 mars. Gjatë kësaj periudhe, automjetet që marrin pjesë në trafikun publik rrugor duhej të ishin të pajisura me goma dimërore të shënuara me “MS”, “M+S” ose “M&S”, si dhe me simbolin e flokut të dëborës në një mal të stilizuar me tre maja, ose me goma verore të shoqëruara me zinxhirë dëbore.

Me përfundimin e këtij afati, nga 16 marsi këto pajisje nuk do të jenë më të detyrueshme për automjetet në territorin e vendit.

Ndërkohë, gjatë periudhës kur vlejnë rregullat dimërore, për shoferët që nuk posedojnë pajisjet e nevojshme parashihet gjobë prej 45 eurosh në kundërvlerë në denarë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër