Të paktën 45 shtetas të Maqedonisë kanë në Dubai pronë: Tregu i patundshmërive ka rënë për 30 përqind

Nga Xh M
1,216 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Dubai, 15 mars – Kriza në Lindjen e Mesme e shkaktuar nga sulmi i SHBA-së në Izrael ka shkaktuar edhe rënie në tregun e patundshmërive dhe i shkaktoi goditje serioze edhe turizmit dhe gjithë ekonomisë në rajon, shkruan e-magazin.

Siç transmetojnë agjencitë botërore, indeksi i patundshmërive (DFMREI) në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, ka rnënë për rreth 30 përqind nga 28 shkurti, kur filluan sulmet.

Në EBA kriza soli pasoja edhe në sektorin bankar. Banka amerikane Citibank përkohësisht i ka mbyllur filialet e saj atje, pasi Irani i cili edhe paraprakisht në EBA përveç caqeve të lidhur me SHBA-në, ka sulmuar edhe caqe civile dhe ekonomike.

Edhe shtetas të Maqedonisë kanë pronë në Dubai

Hulumtim i Qendrës financiare norvegjeze “E24” i publikuar në vitin 2022 tregon se 45 shtetas të Maqedonisë janë pronarë të 55 pronave në Dubai.

Vlera e këtyre pronave është vlerësuar në 14 milionë dollarë, ndërsa të dhënat janë nga viti 2020.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër