Ndryshimet kushtetuese / Nano Ruzhin: Koha është për veprim, jo për pritje të garancive nga Brukseli

Nga R.ZH
689 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 qershor, Zhurnal.mk – Profesori Nano Ruzhin beson çfarëdo garancish që t’i jepte Brukseli Shkupi nuk do të garantonin integrimin e një vendi në të ardhmen. Ruzhin në intervistë për Alsat thotë se vendi duhet të mendojë në drejtim të zbatimit të ndryshimeve kushtetuese dhe nuk beson se Sofja do të ketë kërkesa të tjera sa i takon identitetit dhe gjuhës.

“Do të duhet të mendohet rreth futjes së pakicës bullgare dhe të tjerëve në preambulën e Kushtetutës tonë”, deklaroi Nano Ruzhin, profesor.

– Qeveria për këtë kërkon garanci. Cilat do të ishin garancitë që BE-ja mund t’i japë Maqedonisë që të mund të bëhen këto ndryshime kushtetuese?

“Ato garanci do të jepeshin vetëm kushtimisht. Sepse të themi, ata na thonë se nëse e zgjidhni këtë çështje, rrugën e keni të hapur dhe të bëheni pjesë e BE-së. Por, nëse ndodh, flas hipotetikisht, të ketë sulm shtetëror, të ketë luftë, asnjë vend nuk mund të bëhet anëtare në ato kushte. D.m.th. askush nuk mund t’u garantojë para kohe se ju do të bëheni anëtare. Mendoj se raporti i fuqive në Këshill është i tillë që do të ishte e pashembullt që pas futjes së bullgarëve në Kushtetutë, Bullgaria të kërkojë edhe kushte të tjera. Kjo do të ishte precedent sepse ka edhe një kulturë politike në BE”, theksoi Nano Ruzhin, profesor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër