Ngrica në qytet dhe rrethinë, komuna e Tetovës me apel për kujdes

Nga B.M
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 2 janar – Për shkak të temperaturave të ulëta, rrugët në Tetovë dhe në fshatrat përreth janë të mbuluara me akull, gjë që ndjeshëm rrit rrezikun e aksidenteve në komunikacion.

Kryetari i komunës, Bilall Kasami, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos dalin nga shtëpitë e tyre, as me automjet dhe as në këmbë, përveç rasteve më të domosdoshme.

“Rrugët janë jashtëzakonisht të rrëshqitshme, janë evidentuar aksidente të shumta dhe ekziston rrezik real për jetën dhe sigurinë e qytetarëve”, thekson Kasami.

artikuj të ndërlidhura