Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të shiut dhe borës në pjesët malore

Nga admin
751 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 3 janar – Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Në pjesët perëndimore priten reshje të përkohshme lokale të shiut, ndërsa në pjesët më të larta të borës. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende erë e përkohshme e përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval nga -8 deri në 1 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 6 deri në 12 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me shi të përkohshëm të dobët në pjesë të luginës. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të bie deri në -4 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 8 gradë.

Nga DPHM informojnë se nën ndikimin e aktivitetit të ciklonit, në ditët në vijim moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme lokale të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugor, ndërsa temperatura do të jetë në rritje. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër