Nicole Scherzinger pëson djegie pak para koncertit, por nuk anulon performancën

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Nicole Scherzinger ka zbuluar se pësoi djegie dhe flluska në këmbë pasi ujë i valuar iu derdh aksidentalisht pak para se të dilte në skenë në Gjermani.

Këngëtarja 48-vjeçare e Pussycat Dolls ndau një fotografi të dëmtimit të dielën, një ditë pas incidentit.

Pavarësisht dhimbjeve, ajo vendosi të mos e anulonte performancën dhe u ngjit në skenë për të vijuar koncertin e saj, shkruan DailyMail.

Në një postim në rrjetet sociale, Nicole tregoi se uji i valuar i ishte derdhur në këmbë vetëm një orë para performancës.

Ajo falënderoi publikun në Dusseldorf për mbështetjen dhe bëri të ditur se do të vazhdonte me koncertet e radhës.

Incidenti vjen në një periudhë të rëndësishme për këngëtaren, e cila po vijon angazhimet e saj muzikore me turneun.

Ndërkohë, Pussycat Dolls, ku ajo është anëtare, u rikthyen këtë vit me këngën “Club Song”, pas gjashtë vitesh.

Megjithatë, rikthimi i grupit është shoqëruar edhe me vështirësi. Muajin e kaluar, Pussycat Dolls anuluan 33 koncertet e planifikuara në SHBA dhe Kanada, pas shitjeve të dobëta të biletave.

Grupi kishte njoftuar fillimisht një turne me 53 data në Mbretërinë e Bashkuar, Evropë dhe Amerikën e Veriut, ndërsa datat evropiane vijojnë sipas planit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër