Policia Rrugore e Elbasanit njoftoi sot se ka marrë masa për monitorimin e qarkullimit në aksin rrugor Elbasan–Përrenjas, me fokus të veçantë segmentin ku rruga pësoi shembje dhe për pasojë, qarkullimi tashmë është devijuar.
Shërbimet e Policisë Rrugore janë shtrirë në gjithë aksin rrugor, me qëllim marrjen e masave për lëvizjen e lirë të automjeteve pas rihapjes së tij mesditën e sotme.
Policia Rrugore apelon që drejtuesit e mjeteve në këtë aks rrugor, për shkak se kryhen edhe punime, të tregojnë kujdes, të monitorojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, si dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe të ARRSH-së.
Policia bëri të ditur se drejtuesit e automjeteve, në rast nevoje mund të informojnë në numrin 112.

