Shkup, 19 nëntor, Zhurnal.mk – Qyteti i Shkupit ka filluar punimet për sanimin dhe zëvendësimin e pllakave të dëmtuara e të thyera në hyrje të Çarshisë së Vjetër, ku po vendosen pllaka të reja travertini.
Ndërhyrja vjen pas vërejtjeve të vazhdueshme lidhur me gjendjen e sipërfaqes në këtë pikë kyçe të qytetit.
Sipas njoftimit zyrtar të Qytetit të Shkupit, parashikohet zëvendësimi i të gjitha pllakave të dëmtuara dhe të thyera.
Aktivitetet në terren sot i ka inspektuar kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski. Ai bëri të ditur se qëllimi i këtyre punimeve është përmirësimi i gjendjes së hyrjes së Çarshisë së Vjetër, një prej hapësirave më të frekuentuara si nga banorët vendas ashtu edhe nga vizitorët dhe turistët.

