Prishtinë, 23 korrik, Zhurnal.mk – Një grua ka humbur jetën, ndërsa disa persona të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes dy veturave në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë.
Aksidenti raporothet se ka ndodhur në fshatin Studime të Vushtrrisë, në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes (23.07.2026).
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
“Ekipet emergjente dhe zjarrfikësit kanë reaguar në vendin e ngjarjes, ndërsa Policia po zhvillon hetime për të konstatuar shkaqet e aksidentit”- ka deklaruar Hoxha për KALLXO.com.
Policia ka bërë të ditur se ditëve të fundit janë shënuar disa raste me pasoja fatale në aksidente trafiku dhe ka apeluar për kujdes të shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.
Ai u kanë bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të mos përdorin telefonin gjatë vozitjes.
