“Një fëmijë që e ka përjetuar luftën”, fjalimi i Ledri Vulës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Këngëtari i njohur, Ledri Vula, ishte i pranishëm mbrëmjen e së dielës në protestën e mbajtur në shesh, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Gjatë protestës, Vula mbajti edhe një fjalim, duke thënë se këtë herë nuk po fliste si artist, por si një person që e ka përjetuar luftën në Kosovë.

“Unë jam Ledri Vula. Sot nuk po ju flas si artist, por si një fëmijë që e ka përjetuar luftën në Kosovë. Sot po shoh shumë rini. Besoj që shumica prej jush nuk keni qenë të lindur kur ka ndodhur lufta në Kosovë”, u shpreh ai.

 Foto: Instagram

Vula tha se pjesëmarrjen e të rinjve në protestë e sheh edhe si një formë falënderimi për njerëzit që, sipas tij, luftuan për Kosovën.

“Po e marr si një lloj falënderimi për luftën që e kanë bërë këta njerëz të mëdhenj, që sot padrejtësisht janë dënuar. Faleminderit të gjithëve që keni ardhur. Jo në emrin tim”, tha ai.

 Foto: Instagram

Protesta u zhvillua në shesh me pjesëmarrjen e qytetarëve që shprehën mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së.

Ndërkaq sonte (e hënë) vazhdon nata e gjashtë e protestës, me fillim nga ora 21:00. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër